Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar se trajneri Franco Foda do të vazhdojë të jetë në krye të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll.
Ditëve të fundut u raportua se një skuadër arabe i kishte ofruar një kontratë shumë të mirë financiare Fodës dhe se ky i fundit po e shqyrtonte këtë.
Për ta sqaruar këtë situatë, i pari i FFK-s udhëtoi drejt Vienës në Austri ku të mërkurën ka zhvilluar një takim me Franco Fodën.
Pas takimit, Ademi në një prononcim të shkurtër për KosovaPress ka thënë se Foda do të vazhdojë të jetë në krye të Dardanëve.
“Po, bashkëpunimi me Fodën do të vazhdojë. Ai nuk ka thënë se do të largohet dhe ka kontratë me FFK-n”, ka thënë Ademi. /KosovaPress/