Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se nga takimi me delegacionin e Kosovës sot e nesër do të varet edhe raundi i tjetër i dialogut në nivel të krerëve të shtetit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Serbia është ajo që po insiston në dialog dhe ka qasje konstruktive dhe se është gjithmonë e gatshme për këtë”, ka thënë Petkoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Ne gjithashtu do të ngremë çështjen e të gjitha incidenteve në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, të cilat janë shtuar nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet. Ne jemi mbi 93 incidente, sulme mbi pronën tonë, fëmijët tanë. Kjo duhet të ndalet”, tha Petkoviq, që ka falënderuar Lajçakun që po bën përpjekje për vazhdim të dialogut.