Takimit në Departamentit amerikan të Shtetit i është gëzuar edhe ish-kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.
“Të rëndësisë madhore strategjike për Kosovën”, e quajti Tahiri takimin mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, me zyrtarët më të lartë të DASh-së.
“Takimi i nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të delegacionit të Kosovës me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dje në Washington, ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën”, shkroi Tahiri.
“Aleanca me ShBA-në është jetësore dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet vazhdimisht”, përfundoi ajo përmes një shkrese në llogarinë e saj në Twitter. /Albanianpost.com