Szunyog thekson konkluzat e Këshillit Evropian, prioritet është shtensionimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shpërndarë konkluzat e miratuara nga takimi i Këshillit Evropian mbajtur më 20 dhe 30 qershor.

Liderët evropianë dënojnë dhunën e shkaktuar në veri të Kosovës dhe bëjnë thirrje për shtensionim të situatës.

“Konkluzione me rëndësi të miratuara në Këshilli Evropian: shtensionim i menjëhershëm bazuar në tri elemente: Zgjedhje të menjëhershëm në katër komunat veriore dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thekson Szunyog.

“Dështimi për shtensionim do të ketë pasoja negative. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për normalizim”, ka shtuar ai.

/klankosova/

Read Previous

Gati 500 të arrestuar ndërsa protestat në Francë hynë në natën e katërt – detaje dhe pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Read Next

Autobusi del nga rruga dhe merr flakë, të paktën 25 të vdekur në Indi