Szunyog: Rihapja e Terminalit Doganor në Trepçë, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka përshëndetur rihapjen e Terminalit Doganor në Kompleksin e Trepçës, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt rrugës europiane, njofton Klankosova.tv.

“Lajmi se Kryeministri Albin Kurti përuroi terminalin publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po arrin Kosova. Është një rekomandim kryesor i kapitullit të doganave të raportit për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Read Previous

Biden kritikon Rusinë dhe Kinën për mospjesëmarrje në Samitin për Klimën

Read Next

Sony ka shitur më shumë se 13.4 milionë kopje të konsolës PlayStation 5