Szunyog kërkon që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai po ashtu bëri thirrje që lart në prioritete të jenë reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuam me Komitetin për Integrim në BE për progresin e Kosovës drejt BE-së de bëra thirrje Parlamentit që t’i proritiozojë reformat në lidhje me BE-në”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

“Ne po ashtu diskutuam situatën në veri dhe e ripërsërita thirrjen për rikthim në dialog”.

/klankosova/

Read Previous

Mehaj flet me Clarkun për situatën e fundit dhe uljen e tensioneve

Read Next

Ekipi i Kosovës grumbullohet sot, pasdite stërvitja e parë