Gjendja në spitalin e Gjakovës duket tejet e rënduar si reezultat i rritjes së numrit të pesonave të infektuar me virusin corona. Në spitalin “Isa Grezda” nw Gjakovë aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 125 pacientë por lajmi i mirë është që ka më shumë të shëruar se të infektuar kështu tha për televizionin Syri infektologu Afrim Sylejmani.
Grupmoshat e të infektuarve me virusin korona sipas Sylejmanit është e ndryshme sepse varianti delta nuk po kursen as grupmoshën e fëmijëve.
Komplikimet që po shfaqin pacientët janë të ndryshme, prej atyre që ishin deri më tani simptomatologjia ka ndyshuar nuk është e njejtë me atë të covid 19 thotë Sylejmani
Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen, sepse edhe në rast të infektimit me cilindo nga varientet e corona virusit, vaksinimi do të bëj që virusin ta kalojnë më lehtë.https://www.syri-vision.tv/