Syla takon Thaqin në Hagë, thotë se fuqia morale e Thaqit ishte e lartë

Ismail Syla, këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaqi, ka njoftuar se sot e ka vizituar Thaqin në Hagë.

Përmes një statusi në Facebook, Syla ka thënë se fuqia morale e Thaqit ishte e lartë.

Siç ka njoftuar Syla, bashkë kanë biseduar për gjithçka përveç burgut.

“Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Syla.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!” – përfundoi Syla.

/Indeksonline/

Read Previous

Shqipëria: Pa Kosovën as ne nuk marrim pjesë në Kampionatin e Boksit në Serbi

Read Next

Kamberi: Vuçiq po shtyp shqiptarët, s’mund të ketë “Open Balkan” pa Kosovën