Sveçla: Shtimi i policëve u bë për rend e ligj, jo për qëllime të tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shtimi i numrit të policëve të rendit në disa lokacione në Mitrovicën Veriore ka ndodhur si shkak i incidenteve të ditëve të fundit.

Ai tha se prania e policisë në Mitrovicën e Veriut është bërë me qëllim që rendi dhe ligji të kthehen në atë zonë dhe se qytetarëve t’iu garantohet qëndrim i sigurt në shtëpitë e tyre.

“Policia e bën vlerësimin e sigurisë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve është marr vendim që të shtohet numri i policëve të rendit, të cilët krejt çfarë bëjnë është ofrimi i sigurisë për të gjithë banorët aty. Shtimi i prezencës është pa qëllime të tjera, përveç rritjes së sigurisë për banorët e këtyre lagjeve”, është shprehur Sveçla.

Sulmet me granata dore, shok-bomba e gjuajtjet me armë, pari i MPB-së tha se nuk janë spontane dhe se janë të organizuara nga njerëz profesionistë e të udhëhequra nga qeveria e Serbisë.

/RTK/KlanKosova/

Read Previous

Rohde: Pajtohem me Hovenier, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Read Next

Polici i plagosur në veri jashtë rrezikut për jetë, transferohet në QKUK