Polici i plagosur në veri jashtë rrezikut për jetë, transferohet në QKUK

Polici i Kosovës, i plagosur mbrëmë në komunën e Zveçanit, është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, teksa ka shtuar se i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Ajo bëri të ditur se ai është plagosur në pjesën e shpatullës dhe se ende nuk ia kanë nxjerrë plumbin nga aty, kjo është arsyeja se pse sipas saj është dërguar në QKUK.

“E ka një plumb në shpatull, gjendja e tij është stabile, jashtë rrezikut për jetë, sot dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Po, është një pozitë që shkon më tutje për trajtim në QKUK, gjendja e tij është mirë”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës mbrëmë në veri është sulmuar nga një grup kriminal i armatosur me armë të gjata, me çrast një polic ka mbetur i plagosur.

/Dukagjini/

Read Previous

Sveçla: Shtimi i policëve u bë për rend e ligj, jo për qëllime të tjera

Read Next

Hovenier kërkon që bashkësitë fetare në Kosovë të regjistrohen pa kriterin që përcakton numrin e anëtarëve të tyre