Rohde: Pajtohem me Hovenier, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pajtohet me homologun amerikan, Jeffrey Hovenier, për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore.

Rohde thotë se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.

“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit e fesë

Read Next

Sveçla: Shtimi i policëve u bë për rend e ligj, jo për qëllime të tjera