Sveçla njofton se Drejtori i Policisë e ka ofruar dorëheqjen, shkak rasti i dhunimit të 11-vjeçares

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e ka ofruar dorëheqjen e tij, njofton ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjecares nga 5 persona.

Shkrimi i plotë i ministrit:

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale

Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës./Sinjali/

Read Previous

Ministria e Ekonomisë: Ky grup i konsumatorëve do të përjashtohen nga reduktimet e rrymës

Read Next

Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, njofton ZRRE