Suspendohen dy zyrtarë policor në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë janë suspenduar nga detyra për 72 orë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, më 03 maj 2025 pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore”, thuhet në njoftim.

Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve disiplinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme. /Telegrafi/

Read Previous

Finlanda ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla

Read Next

VIDEO | Kështu duket modeli bazë i Mercedesit të vitit 2025