Publicisti Veton Surroi ka komentuar takimin e sotëm në Ohër. Sipas tij, negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë të bëjnë me gjetjen e një rruge për t’i dhënë fund konfliktit.
“Një informacion kontekstual mbi luftën/negociatat: më shumë civilë (10.000 prej të cilëve 1.000 fëmijë) u vranë në Kosovë sesa në Ukrainë për 1 vit luftë. Negociatat e Kosovës dhe Serbisë në Ohër kanë të bëjnë me gjetjen e një rruge për t’i dhënë fund konfliktit, 24 vjet më pas. Vështirë!”, ka shkruar Surroi në Twitter.
Ndryshe, sot po mbahet raundi i ri i negociatave ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Alekdandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Palët janë pajtuar në parim për propozimin e BE-së ndërsa sot pritet dakordimi edhe për zbatimin e saj. /Telegrafi/