Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar të hënën se do ta lejojë administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, që të suprimojë statusin e përkohshëm mbrojtës nga deportimi për rreth 350,000 venezuelas që jetojnë në SHBA.
Vendimi i mbivendoset ndalesës së mëparshme nga një gjyqtar në Kaliforni, i cili kishte mbajtur në fuqi “Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme” për venezuelasit, që ka skaduar muajin e kaluar, ka raportuar BBC.
“Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme” u lejon njerëzve të jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara ligjërisht, nëse vendet e tyre të origjinës vlerësohen si të pasigurta për shkak të luftërave, fatkeqësive natyrore apo kushteve të tjera të “jashtëzakonshme e të përkohshme”.
Ky vendim shënon një fitore të madhe për presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ka tentuar që në mënyrë të vazhdueshme ta përdorë Gjykatën Supreme për të shtyrë përpara politikat e tij në lidhje me imigracionin.
Gjatë muajit gusht, administrata e Trumpit pritet po ashtu të revokojë statusin mbrojtës për dhjetëra mijëra persona nga Haiti që jetojnë në SHBA./koha.net/