Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, në Gjilan luhet klasikja e futbollit kosovar

Superliga e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshjet e xhiros së gjashtë që janë në program për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita dhe Prishtina përballen mes vete në klasiken e futbollit kosovar.

Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por nuk di për fitore që nga xhiro e parë duke marrë tre barazime të njëpasnjëshme.

Në anën tjetër Prishtina ka dy fitore e tre barazime dhe ka tre pikë më shumë se gjilanasit

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja, por në anën tjetër edhe kryeqytetasit duan të marrin pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para tifozëve të vet pret Malishevën që ka bërë një nisje të mirë.

Suharekasit duan të rikthehen te fitorja pas barazimit në Klinë, derisa Malisheva udhëton për të shkaktuar befasi.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Prizren, mes dy skuadrave të inkuadruara në elitë, Lirisë dhe Feronikelit ’74.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 15:00. 

/Telegrafi/

Read Previous

Konfliktet ndër vite në veri, dy policë u vranë në krye të detyrës

Read Next

Reagon familja e policit të vrarë: Ai u vra në mbrojtje të integritetit të vendit, të cilën e bëri me krenari deri në frymën e fundit