Superliga e basketbollit nis me dy sfida të shtunën

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e xhiros së nëntë të superligës së basketbollit të Kosvës.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje zhvillohet të shtunën më fillim nga ora 17:00, ku Vëllaznimi do të kërkojë fitoren e pestë radhazi. Kuqezinjtë janë motivuar sidomos pas fitoreve ndaj Prishtinës dhe Pejës, ndërsa do të ballafaqohen me Bashkimin, që pas një starti shumë të mirë, ka pasur rënie të formës.

Vëllaznimi ka katër fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi tri fitore e pesë humbje.

Takimi tjetër i së shtunës është ndërmjet Istogut dhe Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje, kurse therandasit kanë katër fitore e katër humbje.

Për shkak të garave ndërkombëtare të skuadrave kosovare, ndeshjet Peja Proton Prizreni dhe Prishtina – Trepça zhvillohen më 29 nëntor.

Read Previous

DASH: Rusia kërcënon Ballkanin – Zëdhënësi: Vazhdojmë sanksionet për këdo që destabilizon

Read Next

Emërohet shefi i ri i Misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi: Pres me padurim të forcoj marrëdhëniet mes dy vendeve