Super kompjuteri parashikon pjesën e mbetur të sezonit në Ligën Premier

Chelsea ka shpenzuar afro 200 milionë euro për nënshkrime të reja deri më tani këtë muaj, por super kompjuteri i SunSport ka parashikuar një renditje shokuese për ta.

Blutë kanë pasur një sezon të mjerueshëm deri më tani, derisa gjenden në vendin e dhjetë në Ligën Premier dhe duke u eliminuar nga dy gara.

Boffins kanë realizuar një parashikim përmes një super kompjuteri për të parashikuar pjesën e mbetur të sezonit dhe janë bërë 100 mijë skanime për të nxjerr një rezultat sa më të përafërt.

Dhe ata mendojnë se të gjitha shpenzimet e Chelseat do t’i shohin ata të ngrihen vetëm një vend nga pozicioni aktual – në vendin e nëntë në renditjen përfundimtare.

Boffins beson se titulli do të shkojë në Londrën e Veriut, pasi Arsenali parashikohet që mbyllë si lider këtë sezon me 90 pikë – shtatë mbi Manchester Cityn.

Më pas, Neëcastle pritet të kalojë Manchester United në vendin e tretë, me Djajtë e Kuq në vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Më pas, Liverpooli pritet të dalë i shtati dhe duhet të garojë në Ligën e Konferencës në sezonin e ardhshëm.

Nga liga parashikohet të bien Southampton, Everton dhe Bournemouth. /Telegrafi/

Read Previous

Rritet numri i personave që kërkojnë azil në Holandë

Read Next

Zbulohen në Egjipt varre sekrete që datojnë 4300 vjet më parë