Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve rikthehet të martën (nesër) e kësaj jave për të vazhduar me fazën e 1/8 së finales.

Do të jenë disa përballje mjaft interesante në dy ditët e ardhshme, derisa mund të përcaktohen edhe çerekfinalistët e parë para se të luhen ndeshjet e dyta.

Të martën, Milani është nikoqir i Tottenhamit për duelin që luhet në “San Siro”, ndërsa kryendeshja ëshët ajo mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut në “Parc des Princes”.

Por, me rikthimin e garës më të madhe për klube në Evropë, janë rikthyer edhe parashikimit.

FiveThirtyEight ka bërë një parashikim përmes super kompjuterit të tyre se kush i ka gjasat më të mëdha që ta fitojë trofeun.

Më poshtë mund të shikoni gjasat e të gjitha ekipeve:Reklama

Bayern Munich – 23 për qind

Manchester City – 21 për qind

Napoli – 9 për qind

Real Madrid – 8 për qind

Benfica – 6 për qind

Liverpool 5 për qind

Porto – 5 për qind

Chelsea – 4 për qind

PSG – 4 për qind

Tottenham – 4 për qind

Dortmund – 3 për qind

Inter – 3 për qind

RB Leipzig – për qind

Milan – 1 për qind

Eintracht Frankfurt – 1 për qind

Club Brugge – 1 për qind. /Telegrafi/

Read Previous

Apple me sa duket planifikon të kufizojë funksionalitetin e USB-C të iPhone

Read Next

Liverpooli po monitoron situatën e Mount, gati oferta në verë për anglezin