Super kompjuteri i Optas parashikon fituesin e Kupës së Botës për Klube

Super kompjuteri i Optas ka mbështetur Paris Saint-Germain për të fituar Kupën e Botës për Klube, duke i dhënë skuadrës së Luis Enriques një shans prej 20.6 për qind për të ngritur trofeun pas triumfit të tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Manchester City është shumë afër me 20.4 për qind, me performancat e tyre dominuese në fazën e grupeve që i bëjnë ata pretendentë të fortë.

Chelseat i janë dhënë 10.4 për qind shanse për fitore, duke e vendosur atë përpara Real Madridit, i cili ka vetëm 9.7 për qind nën drejtimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso.

Interi (12.4 për qind) dhe Bayern Munich (11.3 për qind) plotësojnë pesëshen e favoritëve kryesorë, ndërsa Palmeiras është skuadra më e mirë jo-evropiane me një shans modest prej 0.9 për qind.

“Blutë” përballen me Benfikën në raundin e 16-tave dhe janë favoritë për të vazhduar tutje, me 59 për qind shanse për ta fituar atë ndeshje.

Ndërkohë, PSG do të takohet me Inter Miamin e Lionel Messit në një përballje të profilit të lartë në stadiumin Mercedes-Benz.

Faza eliminatore zhvillohet nga 28 qershori deri më 2 korrik, ndërsa finalja është caktuar për 13 korrik. /Telegrafi/

Read Previous

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Read Next

Zvicër | Ky kanton ndalon telefonat në shkolla nga shtatori 2025