Sunak pranon përgjegjësinë për humbjen historike të konservatorëve

Rishi Sunak ka thënë se e pranon përgjegjësinë për humbjen historike të Partisë Konservatore në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Sir Keir Starmer ka udhëhequr Partinë Laburiste drejt një fitoreje dërrmuese dhe do të marrë detyrën nga Sunak si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC.

“Populli britanik ka dhënë një vendim, ka shumë për të mësuar… dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen”, u tha mbështetësve Sunak.

Duke folur në qendër të Londrës, Sir Keir tha se “ndryshimi fillon tani”, duke shtuar se “ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë”. /GazetaSinjali/

Read Previous

Gërvalla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo

Read Next

Bitcoin bie në nivelin më të ulët të dy muajve të fundit