Persona të dënuar kanë sulmuar në burgun e sigurisë së lartë Granit Plavën, personi që ekzekutoi disa ditë më parë 33 vjeçaren Liridona Ademajn.
Për këtë ngjarje pati dhe një reagim edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, nga ku u potencua se disa të burgosur kanë tentuar ta godasin Granit Plavën, por stafi reagoi menjëherë duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Gjithashtu kanë nisur hetimet pasi dyshohet se Granit Plava ka tentuar të kryejë vetëvrasje në ambientet e burgut.
Përndryshe, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, nuk po qëndrojnë në të njëjtin burg. Ata janë të dyshuarit kryesor për organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt. Në fundjavë është arrestuar dhe një person i katërt i cili mendohet të ketë siguruar armën e krimit.