Një hotel në Gjakovë është sulmuar me armë zjarri.
Policia ka thënë për Tv Syri se rasti ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit në rrugën “Bardhyl Qaushi”. Është gjetur një gëzhojë në vendngjarje, ndërsa rasti është ende në procedurën fillestare të hetimit. Është iniciuar vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa po punohet për të identifikuar autorin.
TV Syri do të ju mbaj të informuar për këtë rast.
Më poshtë fotografi nga vendngjarja të siguruara nga TV Syri.