Sulmohet fizikisht një person në QKUK

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20, në QKUK-Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

“Kërcënimi për vizat”/ Sqarimi i Zyrës së Macronit, deklarata e Presidentes Osmani dhe e njohësit të integrimeve evropiane

Read Next

Gjendet pa shenja jete një person në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje