Sulmohet aplikacioni i KQZ-së në Shqipëri që tregon të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se është sulmuar aplikacioni i KQZ-së që tregon të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje

“Po japim disa info, janë 144 qendra votimi ku po bëhet manualisht votimi. Prej tyre 83 janë duke e bërë këtë proces për shkak se nuk janë paraqit operatorët. Pjesa tjetër janë se kanë pasur probleme me pajisjen. Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë dhe për konfliktet në komisione, po këto kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por nuk bëjnë rrezik për procesin. Për pjesëmarrjen, dy gjëra: numri 65 është numri i qendrave të votimit që kanë raportuar, dua ta theksoj këtë, pjesëmarrja që deklarojmë është në bazë të atyre që raportojnë. Kemi një numër të vogël qendrash që kanë raportuar, pasi aplikacioni është sulmuar pak më para dhe nuk mund të shmangej dhe po punohet ta zgjidhim, nëse jo kemi plan B dhe C. Aplikacioni është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo një orë”, ka thënë ai.

Kjo e dhënë që merret dërgohet në KQZ dhe bëhet përpunimi i informacionit. Jo më pak se 2500 operatorë raportojnë mbi pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim, pasi është sulmuar aplikacioni në pikëpamje informatike. Nuk e dimë se kush e ka sulmuar se do ta kishim luftuar menjëherë. Po punojmë dhe besoj se do kemi zgjidhje. Nuk ka raste të bllokimit të qendrave të votimit”, shtoi Celibashi./GazetaSinjali

Read Previous

​Këta janë kandidatët e njohur për president të Juventusit

Read Next

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, policia ua gjeti në veturë 7 emigrantë nga Pakistani