​Këta janë kandidatët e njohur për president të Juventusit

Alessandro Del Piero është njëri nga kandidatët për t’u bërë president i Juventusit nga sezoni i ardhshëm, raporton “Il Messaggero”.

Ish – sulmuesi i Italisë dhe Juventusit është tani një ekspert në televizionin “ESPN”, por sipas gazetës me bazë në Romë, ai mund të bëjë një kthim shokues në Torino për të zëvendësuar Andrea Agnellin.

Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane që u themelua një javë më parë.

Sidoqoftë, projekti u ndal brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnellit mbetet në ajër. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqje, por kushëriri i tij dhe CEO i Exor John Elakann mund të vendosë ta heqë atë nga ky rol gjatë mbledhjes së ardhshme të aksionarëve të Exor më 27 maj.

Del Piero nuk është i vetmi kandidat për presidencën e Juventusit.

Alessandro Nasi është kandidati kryesor për këtë rol dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Marcello Lippi është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Agnellit.

Më parë në prill, ish sulmuesi i Juventusit David Trezeguet sugjeroi që ai dhe Del Piero mund të ktheheshin në Juventus./KosovaPress

Read Previous

Meta dhe Rama vlerësojnë të riun që ndaloi veturën që rrezikoi jetën e qytetarëve në Tiranë

Read Next

Sulmohet aplikacioni i KQZ-së në Shqipëri që tregon të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje