Sulmohen dy policë të Kosovës, njërit i thyhet dora

Dy zyrtarë policor janë sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Read Previous

Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Read Next

Po bënin gara sportive, dënohen me nga 150 euro katër shoferë