Pas sulmit ukrainas ndaj bazave ajrore ushtarake ruse, më 1 qershor, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev thotë se hakmarrja e Kremlinit është “e pashmangshme”.
“Për të gjithë ata që janë të shqetësuar dhe presin hakmarrje, duhet të shqetësoheni: kjo është një karakteristikë e njerëzve normalë. Hakmarrja është e pashmangshme”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse në një postim në Telegram.
Ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi bastisjen e re të Moskës në Sumy, duke thënë se “ata sulmuan për të goditur civilët”.
Sakaq, në raundin e ri të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll, delegacioni rus ka paraqitur një sërë kërkesash shumë të ashpra për të negociuar për paqen, madje edhe për një armëpushim të thjeshtë.
Për të ndalur luftën, Rusia kërkon që Kievi t’i tërheqë trupat e tij nga katër rajonet pjesërisht të pushtuara, duke ia dorëzuar ato forcave të Moskës, ose, si alternativë, të çmobilizojë dhe t’i japë fund ndihmës ushtarake të huaj.
Zelensky është përgjigjur duke i bërë thirrje Donald Trumpit të miratojë sanksione kundër Rusisë për ta “detyruar” atë të ndalojë luftimet. Dhe presidenti amerikan, sipas Shtëpisë së Bardhë, është i hapur ndaj ftesës së homologut të tij turk për të zhvilluar bisedime tripalëshe paqeje në Turqi me udhëheqësit rusë dhe ukrainas. (A2 Televizion)