Sulmet izraelite vrasin 10 persona në Rripin e Gazës

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite gjatë natës të së shtunës, dhe të dielën në mëngjes.

Viktimat sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë, janë kryesisht gra dhe fëmijë, raporton AP.

Dy nga sulmet kanë goditur tendat në qytetin jugor të Khan Younis, ku në secilin mbetën të vdekur nga dy fëmijë dhe prindërit e tyre. Sulmet e tjera kanë vrarë një fëmijë dhe një burrë, sipas Spitalit Nasser, i cili i ka pranuar trupat nga këto sulme.

Ushtria izraelite thotë se synon vetëm militantët dhe përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve. Izraeli fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve në luftën 19-mujore, sepse sipas tij, militantët janë të vendosur në zona me popullsi të dendur.

Izraeli i ka ndaluar të gjitha importet për në Gazë, përfshirë ushqimin dhe ilaçet për më shumë se 10 javë, duke thënë se kjo është një taktikë presioni që synon të detyrojë Hamasin t’i lirojë pengjet. Izraeli rifilloi ofensivën e tij në mars, pas skadimit të armëpushimit që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Grupet e ndihmës thonë se furnizimet me ushqim po mbarojnë dhe uria është e përhapur.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, administrata e të cilit ka shprehur mbështetje të plotë për veprimet e Izraelit, do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe këtë javë në një turne rajonal që nuk do të përfshijë edhe Izraelin./Koha.net

Read Previous

Djali i Ancelottit gati për hapin e madh në karrierë

Read Next

Policia në Shqipëri njofton për disa raste të fotografimit të votës