Sulm ajror në Chernihiv, të paktën një i vrarë

Sulmi ajror rus shkatërron një bllok apartamentesh në Chernihiv të Ukrainës, deri tani një i vdekur sipas ekipeve të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave në Ukrainë.

Një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë janë shpëtuar, thotë Shërbimi.

Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të frenuar flakët, shkruan BBC./Sinjali/

Read Previous

Kosova shënon rritje të eksportit për 40 për qind

Read Next

Afër 800 raste aktive me koronavirus në Kosovë