Suedia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Kosovën

Suedia e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor, ku do të përballet me Kosovën dhe Greqinë, ndeshje të vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.

Janne Andersson e ka futur në listë edhe sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht po vuan nga një dëmtim në thembër.

Suedia do të përballet me Kosovën më 9 tetor, ndërsa tri ditë më vonë takohet me Greqinë, ku të dyja ndeshjet i zhvillon në shtëpi.

Në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, fituese kishte dal Suedia me rezultat 3-0.

Momentalisht, Suedia është e dyta në grupin B me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa vendin e parë e mban Spanja me 13 pikë, por ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

May be an image of 1 person and text that says '#SWEMNT Pontus Dahlberg Kristoffer Nordfeldt Robin Olsen Ludwig Augustinsson Marcus Danielson Mattias Johansson Emil Krafth Joakim Nilsson Victor Nilsson Lindelöf Martin Olsson Carl Starfelt adidas Jens Cajuste Viktor Claesson Albin Ekdal Emil Forsberg Alexander Isak Dejan Kulusevski Magnus Eriksson Jesper Karlsson Kristoffer Olsson Robin Quaison Ken Sema Mattias Svanberg Isaac Kiese Thelin Zlatan Ibrahimović 21 VM-KVAL! TRUPPSLÄPP'

Kosova në këtë grup gjendet në vendin e katërt me 4 pikë. /Telegrafi/

Read Previous

TikTok: 1 miliard njerëz përdorin aplikacionin çdo muaj

Read Next

Magneti gjigant që do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së pastër