Suedia dhe Finlanda, të dy shtetet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, do të forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak.
Ky veprim i tyre vjen pasi që këto shtete u kërcënuan nga Rusia nëse bëhen anëtare të NATO-s apo nisin procedurat për t’u bërë pjesë e saj, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.
Njoftimi për rritjen e bashkëpunimit ushtarak u bë në një konferencë të përbashkët të kryeministreve të dy vendeve, Sanna Marin, respektivisht Magdalena Anderson.
Më herët gjatë ditës edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, tha se ka biseduar me të dy shtetet për të përfocuar bashkëpunimin mes tyre. /Lajmi.net/