Shi, erë dhe… kokainë. Këto janë efektet e uraganit Debby që goditi së fundmi Shtetet e Bashkuara.
Në plazhin Keys, të Floridas janë gjetur 32 kilogramë kokainë, me drogën e ndarë në 25 pako, me vlerë mbi një milion e gjysmë dollarë.
Autoritetet amerikanë thanë se droga u gjet nga një person që po ecte në breg.
Agjenti Samuel Briggs II, shefi i patrullës për Patrullën Kufitare të ShBA, publikoi një foto të pakove që përmbanin kokainë.
“Uragani Debby nxori në breg 25 pako me kokainë në një plazh në Florida Keys”, shkroi ai.