Të paktën 67 persona kanë vdekur në Pakistan, tha sot organi i menaxhimit të fatkeqësive të vendit, mes shiut jashtëzakonisht të dendur për këtë periudhë të vitit.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin jugor të Karaçit. Qyteti është veçanërisht i prekshëm nga stuhitë për shkak të infrastrukturës së dobët.
Në Afganistan, rreth 70 njerëz vdiqën dhe 56 u plagosën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në të gjithë vendin. 2627 shtëpi janë dëmtuar, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Fatkeqësive.
Dëbora dhe shiu i dendur në muajt e fundit në Afganistan kanë shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime pas një dimri jashtëzakonisht të butë. Ngjarjet ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat po shtohen në Afganistan dhe Pakistan për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë meteorologët.
I prekur nga dekada konflikti, Afganistani ka mundësi të kufizuara për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike./Express
State of emergency has been declared in #Pakistan as heavy rains trigger floods, claiming at least 50 lives#Flood #Asia #Flashflood #Flooding #Rain #Weather #Viral #Climate pic.twitter.com/CTEfjXkcZx
— Earth42morrow (@Earth42morrow) April 16, 2024