Kafeneja një shekull e vjetër ne Tokio, ndalon telefonat

Gati një shekull e vjetër, kafeneja Lion, në Tokio dekurajon shoqërimin dhe ndalon telefonat celularë. Të gjitha karriget kanë një drejtim, drejt dy altoparlantëve gjigantë në mur. Kjo kafene është një vend ku luhet muzikë klasike, ku klientët mund të dëgjojnë muzikë, të pinë një pije dhe të pushojnë.

Qëllimi i kafenesë është për t’ju zhytur në imazhin e dëgjimit të një shfaqje orkestrale, sipas menaxherit. Kafeneja Lion u ndërtua në vitin 1926, por u dogj gjatë sulmeve ajrore të Luftës së Dytë Botërore dhe u rindërtua e u zgjerua në vitet 1950, dekor i frymëzuar nga stili i tij origjinal barok evropian. Përtej fasadës së saj me mure guri, pjesa e brendshme e kafenesë është e ndriçuar dobët, me dru të errët dhe relieve të gdhendura. Sipas menaxherit, disa nga klientët e tyre më të vjetër e kanë vizituar kafenenë për më shumë se gjashtë dekada. /Alsat.mk

Read Previous

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Read Next

Stuhi të tmerrshme në Pakistan dhe Afganistan, gati 70 të vdekur