Studimi: Dy të tretat e akullnajave mund të zhduken në vitin 2100

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshin dhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

“Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat,” tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. “Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim.”/DW

Read Previous

Kush janë eurodeputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave dje në LIBE?

Read Next

Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA