Viti akademik në të gjitha Universitet e edhe në atë të Gjakovës ka filluar me vones për arsye të masave anti-covid. Studentët tashmë janë duke ju nënshtruar provimeve të afatit të shtatorit. Hapësia e preferuar e studentëve për të mësuar po mbetet Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rogova”. Drejtori i Bibliotekës, Engjull Berisha tha se duke e ditur që fakultetet dhe universitet nuk kanë hapësira të mjaftueshme studentët këtu gjejnë literaturën e nevojshme, qetësinë si dhe kushtet për realizimin e objektivave të tyre.
Ai tha që literaturë ka mjaftueshëm për drejtimet e gjuhësisë, letërsisë, mjekësisë dhe shkencave. Por vazhdimisht evidentohen edhe kërkesat e anëtarëve në mënyrë që të plotësojnë nevojat e lexuesve. Edhe për drejtimet e reja që janë hapur në Unversitetit e Gjakovës tha se do të bëhet furnizimi.
Berisha tutje ka theksuar se biblioteka plotëson rreth 80 përqind të kërkesave dhe nevojave të studentëve por që nuk është asnjëherë shumë, dhe që kërkon akoma ta pasuroj atë me tituj të ri.