Studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë nga departamenti i punëve sociale bashkë me profesorët e tyre kanë vizituar sot organizatën “Handikos”, në ditën botërore të sindromit down.
Këtu fëmijët ishin mbledhur për të mirëpritur studentët të cilët nuk kishin ardhur duarbosh. Këta student thanë se dotë mundohen tu qëndrojnë pranë fëmijëve jo vetëm në ditë të shënuara por në vazhdimësi.
Falenderuese për vizitën e përqafimet u shprehën Era dhe Diellza bashkë me shokët e shoqet e tjera.
Dita ishte e ngarkuar mirëpo sipas drejtoreshës së Handikosit Brilanda Ballata e rëndësishme ishte që fëmijët të kalojnë mirë. Ajo shton se pret përkrahje më të madhe nga të gjithë akterët për fëmijët me një kromozom më tepër.
Kjo ditë ka synim kryesor bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromin Down më 21 mars.