Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda janë të mirëpritura në NATO

“Finlanda dhe Suedia janë të mirëpritura në NATO, nëse duan të bëhen pjesë e aleancës, por çdo lëvizje varet nga të dy kombet.” Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Nëse të dyja vendet vendosin të kandidojnë,  të 30 anëtarët e aleancës do t’i mirëpresin,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp.

Ai tha se NATO do të shqyrtojë çdo çeshtje në lidhje me aplikimin dhe ratifikimin, duke iu referuar një hakmarrjeje të mundshme nga ana e Rusisë  përpara se të dy vendet të jenë plotësisht nën mbrojtjen e NATO-s.

/abcnews.al

Read Previous

Don Lush Gjergji i përgjigjet Husamedin Abazit: Askush në botë s’mund të krahasohet me Nënën Terezë

Read Next

Kërkohet kohëzgjatja e afatit të aplikimit për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës