Stoltenberg: Njoftimi i Rusisë për tërheqje të trupave ofron hapësirë për optimizëm

Stoltenberg, ka thënë se njoftimi i Rusisë për tërheqje të trupave ofron hapësirë për optimizëm

“Deri tash s’kemi parë ndonjë shenjë të de-eskalimit, ndonjë shenjë të pakësimit të pranisë ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës, por ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë”, shtoi ai.

Stoltenberg gjithashtu tha se Rusia ka grumbulluar “forcë luftuese të pashembullt që nga Lufta e Ftohtë”, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

“Gjithçka është në vend tash për një sulm të ri, por Rusia ende ka kohë që të tërhiqet nga skaji i shkëmbit, të ndalojë së përgatituri për luftë dhe t’i fillojë përgatitjet për një zgjidhje paqësore”, tha sekretari i NATO-s.

Rusia të martën tha se një pjesë e trupave afër zonës kufitare me Ukrainën do të kthehen në bazat e tyre të përhershme. Ky njoftim ndikoi që çmimi i karburanteve të pësojë ulje, ndërsa vlera e rublës ruse të shënojë rritje në raport me euron dhe me dollarin amerikan.

Read Previous

Dy të vdekur dhe 373 raste të reja me COVID-19

Read Next

Në Gjakovë ende nuk ka një vend të veçantë për hudhjen e mbeturinave inerte