Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar rregullatorëve të vendit, përfshirë mbikëqyrësit financiarë dhe të konkurrencës, të heqin barrierat ndaj rritjes në një përpjekje për të ringjallur një ekonomi të ngadaltë, raportoi të shtunën Sky News.
Starmer u shkroi më shumë se dhjetë rregullatorëve – përfshirë Autoritetin e Sjelljes Financiare, Autoritetin e Konkurrencës dhe Tregjeve dhe rregullatorët e energjisë dhe ujit Ofgem dhe Ofwat – të martën, duke u kërkuar atyre që të paraqesin iniciativa pro-rritjes në Downing Street deri në mes të janarit, tha Sky./reuters/