Sqarohet Kuvendi i Kosovës: Deputetët e dorëhequr s’marrin më paga

Kuvendi i Kosovës, këtë të shtunë, ka dal me një sqarim rreth pagesës së deputetëve të dorëhequr nga mandati ityre.

Sipas njoftimit, kur Kuvendi shpërndahet deputetët kanë të drejtën të kenë pagën kalimtare e cila rrjedh më së shumti deri në 12 muaj.

Por, e njëjta gjë nuk vlen edhe për deputetët që japin dorëheqje.

Sipas Kuvendit të Kosovës deputetët e dorëhequr nuk gëzojnë të drejtën për pagë deri në 12 muaj.

“Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj. Ndërsa kur deputeti jep dorëheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj”, thuhet në sqarim.

Dhjetë deputetët të Listës Serbe, më 7 nëntor kishin dorëzuar dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që më 5 nëntor, të njëjtit pas një mbledhjeje në Zveçan kishin vendosur të largoheshin nga Kuvendi i Kosovës.

Serbët nuk ishin larguar vetëm nga Kuvendi.

Ata u larguan edhe nga komunat, policia, gjyqësori, prokuroria, dogana etj. /Albanianpost.com

Read Previous

Kosova pranohet në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane

Read Next

Stuhia masive në New York, mbyllen rrugët dhe anulohen fluturimet