Sqarim rreth cilësisë së ujit nga KRU “Gjakova”

KRU “Gjakova” përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë dhënë sqarime shtesë rreth cilësisë së ujit. Në këtë njoftim citohet se pas dyshimeve për kontaminim të Ujit të Pijes në komunën e Deçanit, ku burimi i ujit që furnizon këtë pjesë është nën menaxhimin e ujësjellësit – KRU”Hidrodrini” dhe nuk ka të bëjë aspak me zonën furnizuese të KRU”GJAKOVA”, janë shfaqur dyshime dhe shqetësime të pabazuara edhe tek banorët e komunës së Gjakovës.

E kemi obligim moral që të sqarojmë konsumatorët të cilët furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit të KRU”GJAKOVA”, duke i informuar që nuk ka vend për shqetësime, sepse trajtimi i Ujit për Pije që furnizon konsumatorët e KRU ”GJAKOVA”, bëhet sipas proseceve teknologjike për trajtim, në Impiantin e Trajtimit të Ujit për Pije gjegjësisht në Stacionin e Filtrimit.

Në njoftim më tutje citohet se proceseve të cilave iu nënshtrohet uji i cili synohet të përdoret për konsum njerëzor është shumë i sigurtë dhe nuk ka vend për shqetësime, përveq tjerash cilësia monitorohet gjatë 24 orëve, duke iu nënshtruar testeve mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga Laboratorët e akredituar ,nga të cilat rezultate Uji është shumë cilësor dhe në përputhje me vlerat parametrike bazuar në Standardet Cilësore të U.A 16/2012 dhe ato evropiane.

Edhe njëher sigurojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” se uji është i sigurt për konsum dhe nuk ka vend për shqetësim përfundon njoftimi drejtuar qytetarëve që furnizohen nga KRU”Gjakova”.

Read Previous

Kurti kthehet në Kosovë, thërret mbledhje të qeverisë

Read Next

Largohet nga arresti shtëpiak personi që dyshohet se po organizonte vrasjen e trefishë në Gjakovë