Spitali i Gjakovës, 28 pacientë me COVID-19

Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet Rajonale janë të shtrirë 219 pacientë të prekur me COVID-19, prej të cilëve 25 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 103 pacientë të konfirmuar me koronavirus, prej të cilëve 11 janë në gjendje të rënduar.

“Në QKUK janë të shtrirë 151  pacientë 11  prej tyre në gjendje të rënduar, 103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 115  me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave, Klinika Infektive, 65 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kurse, në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë, prej të cilëve 116 janë të prekur me COVID-19 ku 14 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë 14 në gjendje të rënduar, 116 të konfirmuar pozitivë, 110 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 38 pacientë, Spitali i Gjakovës, 28 pacientë, Spitali i Pejës, 36 pacientë, Spitali i Gjilanit, 28  pacientë, Spitali i Ferizajt, 19 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë”, thuhet më tej në njoftim./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Cilat janë legjendat dhe ndikimi i tyre në trojet shqiptare

Read Next

Padia ndaj Serbisë për gjenocid – “Qeveria gaboi”