Specialja pranon me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka pranuar dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip, tha se Trupi Gjykues pranoi në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve.

“Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën në lidhje me dëshmitarin e 10-të, pa paragjykuar të drejtën e Prokurorisë për të paraqitur kërkesë për ta thirrur dëshmitarin të dëshmojë në sallën e gjyqit”, tha ajo.

Ndryshe seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për të hënën, 16 shtator, duke filluar në orën 9:00 paradite. /RTKlive

Read Previous

Prishtinë: Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen armë e municion

Read Next

FFK dhe Ademi kujtojnë ndeshjen mes Flamurtarit dhe Prishtinës, e para pas pavarësimit të futbollit kosovar