Specializantët do të protestojnë sot para ShSKUK-së

Specializantët do të mbajnë sot një protestë për mospagesat e kujdestarive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Ata kanë ftuar mediat që ta përcjellin protestën e tyre, e cila pritet të mbahet para ndërtesës së administratës së SHSKUK-së në orën 12:00.

“Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave”, thuhet në njoftim.

Drejtori i SHKSKU-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë./Reporteri.net/

Read Previous

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Read Next

Zaev e fton Albin Kurtin t’i bashkohet nismës për “mini-shengenin”