Southgate: Sfida ime e ardhshme mund të jetë jashtë futbollit

Pas tetë vitesh në detyrë, Gareth Southgate është larguar nga pankina e Anglisë pas përfundimit të Euro 2024 dhe tani po shijon një periudhë pushimi. Megjithatë, ky pushim mund të mos zgjasë shumë, pasi ish-trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve” ka diskutuar për të ardhmen e tij në një intervistë për Sky Sports.

Southgate ka sugjeruar se mund të tërhiqet përfundimisht nga futbolli dhe të mos vazhdojë më si trajner: “Kam shumë mundësi, jam shumë mendjehapur. Puna ime e ardhshme mund të jetë në futboll, por gjithashtu mund të jetë jashtë tij. Do të marr pak kohë për t’u rikuperuar dhe më pas do të vendosim”.

Ai shtoi: “Mendoj se tani njerëzit e dinë se duhet të jap të gjithë energjinë time. Për lamtumirën time me Anglinë dhe situatën aktuale, do të thosha se ndoshta ishte koha e duhur për ndryshim. Nuk kam nevojë të flas për ekipin tani. Më duhet t’i lë të tjerët të marrin drejtimin dhe t’u jap atyre hapësirën që meritojnë për të udhëhequr ekipin në sfida të reja.” /Telesport.al/

Read Previous

Rubini refuzon ofertat, Mirlind Daku i paprekshëm

Read Next

Bernie Sanders: SHBA të ndalojë financimin e luftës së Netanyahut në Gaza