Southgate: Anglia mbetet një gjigand i futbollit

Sot Anglia do të përballet me Sllovakinë, në 1/16-tën e Kampionatit Evropian.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur, trajneri i “tre luanëve” Gareth Southgate.

Ai për revistën e Federatës tha se “Anglia mbetet një gjigand i futbollit”.

“Gjithçka që ka ndodhur deri më tani është e parëndësishme. Ne kemi themele mbi të cilat mund të ndërtojmë dhe ajo që na pret është një fazë tjetër.

Ne duhet të gjejmë nivelin tonë më të mirë dhe mendoj se është e mundur”, tha ai.

Southgate u shfaq po ashtu optimist ndaj kundërshtarit të sotëm, por duke shfaqur respekt ndaj sllovakëve.

“Është një ekip i stërvitur mirë.Ka një identitet të qartë loje. Lobotka është pa dyshim kyç në këtë sistem. Ai dikton ritmin”, deklaroi 53-vjeçari.

Deri më tani kombëtarja angleze nuk ka treguar shumë në paraqitjet e saj në këtë kampionat, duke shfaqur edhe skepticizëm tek fansat.

Në fazën grupore, Anglia ishte radhitur e para në grupin D me pesë pikë, duke shënuar një fitore e dy barazime./Klankosova.tv

Read Previous

Rusia thotë se ka rrëzuar 36 dronë të lëshuar nga Ukraina mbi disa rajone ruse

Read Next

Zelensky kërkon sërish raketa me rreze të gjatë