Sot zhvillohet derbi mes Trepçës e Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll

Sonte zhvillohet super-derbi i basketbollit kosovar për xhiron e dhjetë, Trepça – Peja.

Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, të dy skuadrat janë përqendruar në garat vendore, ku kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore e një humbje, duke e bërë sfidën edhe më interesante të shtunën.

Këto dy skuadra u përballen edicionin e kaluar në finale të Play-off-it, ku triumfuan verdhezinjtë, që u shpallën kampionë, ndërsa ‘Xehetarët’ triumfuan në Superkupën e Kosovës, duke mundur pikërisht pejanët.

Ndeshja fillon nga ora 17:00.

/asisti/

Read Previous

10 të vdekur e 22 të plagosur nga një zjarr në një qendër tregtare në Pakistan

Read Next

Kryediplomatja belge Lahbib thotë se vizita e saj në Kosovë kishte në fokus dialogun