Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me xhiron e 25-të. Kryesuesi i tabelës, Ballkani do të përballet Feronikelin në Suharekë.

Të drejtuarit e Ilri Dajës dështuan ndaj Malishevës në mesjavë, kurse Feronikeli tashmë është në krizë të thellë të rezultateve me vetëm 11 pikë të arkëtura.

Prishtina kërkon fitoren e dytë radhazi pas triumfit në mesjavë, me skuadrën nga kryeqyteti që do të përballet me Ulpianën.


Skuadra kampione në fuqi momentalisht renditet e gjashta me 29 pikë, gjashtë më shumë se skuadra nga Lipjani, që është e nënta në tabelë.

Të dy ndeshjet do të nisin në ora 13:00. /GazetaBlicSport/

Read Previous

Zelenskyy i bën thirrje nënave ruse të mos i dërgojnë fëmijët në luftë

Read Next

30 vjet nga vdekja e Martin Camaj, shkrimtarit që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe